LAJMI I FUNDIT:

Eto’o kërkon fitore ndaj Genoas

Eto’o kërkon fitore ndaj Genoas

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, shpreson që Nerazzurrët ta rritin diferencën e pikëve ndaj Milanit me një fitore kundër Genoas.

Kamerunasi pret që Milani të lëshojë pikë në derbin kundër Romës, ashtu që zikaltrit të distancohen më shumë në krye.

“Sa i përket Kampionatit, shpresoj që në xhiron e radhës diferenca jonë të rritet. Duhet ta mposhtim Genoan, dhe duke qenë se ka përballje direkte ndërmjet Romës dhe Milanit, ne do të fitojmë ca pikë shtesë”, ka thënë Eto’o për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/