LAJMI I FUNDIT:

Terry duhet të kërkojë falje

Terry duhet të kërkojë falje

Ish-trajneri i Anglisë, Graham Taylor, thotë se John Terry duhet të kërkojë falje publike, ashtu që të mos lejojë thellimin e problemeve në përfaqësuesen e Anglisë.

Për shkak të disa problemeve në jetën e tij personale, ku përfshihet edhe Wayne Bridge, Terry ka humbur shiritin e kapitenit të Tre Luanëve, njëherit duke ngjallur pakënaqësie ndërmjet lojtarëve të Fabio Capellos.

“Fabio Capello ka një problem me situatën e Terryt, ajo ka depërtuar shumë më thellë sesa dinë njerëzit. Të gjithë e kemi parë këtë, media nuk e lë të zhduket”.

“Mendoj se John do të bënte punë të mirë po të bënte një kërkimfalje, herët ose vonë, por më mirë më herët, mirëpo ai ka vendosur të mos bëjë diçka të tillë”, ka thënë Taylor. /Telegrafi/