LAJMI I FUNDIT:

Interi interesohet për Gabi Milito

Interi interesohet për Gabi Milito

Kampioni i Italisë, Inter, është duke u interesuar për mbrojtësin e Barcelonës, Gabriel Milito.

Sipas Tuttosport, presidenti i zikaltërve Massimo Moratti, tashmë ka dhënë lejen e tij që skuadra të tentojë transferimin e argjentinasit gjatë afatit kalimtar veror.

Interi është në kërkim të një qendërmbrojtësi, ndërsa Diego Milito, vëllai i Gabriel Militos ka thënë se këtij të fundit do t’i pëlqente të luajë në Itali.

Shifra të cilën duhet ta paguajë Interi lëviz nga 7 deri në 10 milionë euro. /Telegrafi/