LAJMI I FUNDIT:

Atletico fiton derbin kudër Valencias

Atletico fiton derbin kudër Valencias

Derbi kryesor i Primera Divisionit spanjoll në javën e 24, është zhvilluar në Vicente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Valencias. Madrilenët kanë shënuar fitore prej 4-1, kundër nëntë lojtarëve të Los Che.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të David Silvas (21’), mirëpo përjashtimi i Marchenas me karton të kuq (28’) ndryshoi kahun e ndeshjes.

Fillimisht, Diego Forlan barazoi rezultatin nga pika e bardhë (30’), ndërsa Sergio Aguero kaloi vendasit në epërsi (78’).

Në minutën e 82-të, u përjashtua nga loja edhe Miguel, ndërsa tepricën e lojtarëve në fushë e shfrytëzuan vendasit të cilët realizuan golin e tretë, ndërsa realizues ishte sërish Forlan (86’).


Atletico nuk u ndal me kaq, në minutat shtesë, Jurado realizoi edhe golin e katërt për të vendosur rezultatin përfundimtar prej 4-1. /Telegrafi/