LAJMI I FUNDIT:

Fitore e vështirë e Inter

Fitore e vështirë e Inter

Zikaltrit kanë arritur të arkëtojnë tre pikë të plota në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë të Udineses, edhe pse gjysma e dytë e lojës u zhvillua kryesisht në fushën e tyre.

Vendasit krijuan epërsi të hershme me anë të Simone Pepe (2’), mirëpo shpejtë reagoi Mario Balotelli për të barazuar rezultatin (6’).

Pa përfunduar pjesa e parë, Interi shënoi edhe dy herë, me anë të Maicon (21’) dhe Diego Milito (45’), për të ngritur epërsinë në 3-1.

Gjysma e dytë e takimit i takoi kryesisht Udineses, mirëpo vendasit nuk patën fatin ta barazonin rezultatin, por arritën vetëm ta ngushtojnë atë, pas golit të Antonio Di Natales nga pika e bardhë (52’). /Telegrafi/