LAJMI I FUNDIT:

Brazili përcjell Leonardon

Brazili përcjell Leonardon

Federata braziliane e futbollit është duke e monitoruar nga afër përparimin e trajnerit të Milanit, Leonardo, ndërsa njoftohet se ai është zgjidhja e parë për ta udhëhequr Brazilin në Kampionatin Botëror 2014.

Leonardo dalëngadalë ka ndërtuar një imazh të mirë të trajnerit falë disa sukseseve taktike te Milani duke e kthyer në garë për titull pas një fillimi zhgënjyes të sezonit.

Braziliani e ka bërë të qartë se nuk planifikon të largohet nga Rossonerët në një të ardhme të afërt, mirëpo Federata braziliane e futbollit planifikon ta angazhojë atë në mënyrë që njëherit të mund ta mbajë edhe punën te Milani. /Telegrafi/