LAJMI I FUNDIT:

Di Natale i gatshëm ta mposhtë Interin

Di Natale i gatshëm ta mposhtë Interin

Sulmuesi i Udineses, Antonio Di Natale, është i gatshëm që t’i shkaktojë probleme Interit në ndeshjen e të dielës.

Këtë sezon, frulianët rrezikohet që të bien në Serie B, ashtu që kanë nevojë të madhe për sa më shumë pikë.

Ndërkohë, Interi nuk do ta ketë trajnerin e suspenduar Jose Mourinho, ndërsa i nevojitet një fitore pas dy barazimeve radhazi në Serie A.

“Gjysma e Italisë do të bëjë tifo për ne… Do të jap maksimumin nga vetja për ta mposhtur Interin dhe të shënoj më shumë gola se Milito”, ka thënë ‘Toto’ për La Gazzetta dello Sport.


Di Natale aktualisht është golashënuesi më i mirë në Serie A- me 18 gola, ndërsa sulmuesi i Interit, Diego Milito, zë vendin e dytë me 14 gola të shënuar. /Telegrafi/