LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina barazon në minutat shtesë

Fiorentina barazon në minutat shtesë

Keirrison ka shënuar një gol në minutat shtesë të ndeshjes për të nxjerrë një pikë për Fiorentinan në takimin në udhëtim te Lazio.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e shtatë të lojës me anë të Sebastiano Siviglia, avantazh të cilin e ruajtën deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Por, në momentet kur u mendua se romakët do të nxjerrin tre pikë shumë të vlefshme nga ky takim, sulmuesi i Barcelonës i huazuar te Fiorentina, Keirrison, shënoi për t’i dhënë një pikë Violas.

Barazimi shkon në të keq të Lazios që pas fitores së Catanias ndaj Barit (4-0) tash bie edhe një pozitë më poshtë, në të 16-tën, një vend larg zonës së rrezikut. Madje Lazio rrezikon të zbresë edhe një pozitë tjetër nëse Livorno nesër shënon fitore ndaj Sienës./Telegrafi/