LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i kënaqur me sezonin e parë në Real

Ronaldo i kënaqur me sezonin e parë në Real

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai është duke shijuar në maksimum sezonin e tij të parë te klubi spanjoll.

Ronaldo ka shënuar 12 gola në vetëm 14 ndeshje në La Liga, së fundi në fitoren 6-2 ndaj Villarrealit, dhe synon të vazhdojë formën e tij edhe në ndeshjen e radhës kur Reali viziton Tenerifen.

“Gjithmonë është e komplikuar kur vini nga një ligë me futboll tjetër. Por mendoj se jam komfort këtu. Ekipi luan mirë. Kur ekipi luan mirë, kjo më ndihmon mua shumë dhe ndjehem shumë më i qetë”.

“Nuk kam luajtur shumë ndeshje për Madrid, kam luajtur vetëm 20 mendoj, por ndjehem shumë komfort. Sigurisht, dua të luaj edhe më shumë ndeshje në Madrid”, ka thënë Ronaldo./Telegrafi/