LAJMI I FUNDIT:

Puyol: Messi dhe Iniesta më të mirët në botë

Puyol: Messi dhe Iniesta më të mirët në botë

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, konsideron se dy bashkëlojtarët e tij, Leo Messi dhe Andres Iniesta, janë dy lojtarët më të mirë në botë.

Duke folur për të përditshmen Sport, mbrojtësi spanjoll është pyetur se cili është lojtari më i mirë në botë, ndërsa përgjigja e tij e menjëhershme ishte: “Do të thosha Messi dhe Iniesta”.

Puyol ka dhënë edhe mendimin e tij se cila përfaqësuese do të udhëtojë më e kompletuar në Afrikën e Jugut.

“Sipas meje, Brazili dhe Spanja janë në mes të tre apo katër ekipeve që do të kenë sukses (në Kampionatin Botëror)”, është shprehur mbrojtësi katalunas. /Telegrafi/