LAJMI I FUNDIT:

Wayne Bridge tërhiqet nga kombëtarja

Wayne Bridge tërhiqet nga kombëtarja

Wayne Bridge ka bërë të ditur me anë të një deklarate për mediat se nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares së Anglisë.

Mbrojtësi i majtë i Manchester Cityt, me anë të një deklarate të dhënë nga avokatët e tij, ka thënë se ai nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares angleze, pasi mendon se sjell jostabilitet në mesin e lojtarëve.

“Kam menduar gjatë dhe pa ndërprerë për pozitën time në ekipin e Anglisë pas ndodhive në disa javët e fundit. Gjithmonë kam pasur nder të luaj për Anglinë. Por pasi kam menduar mirë, besoj se pozita ime në përbërje është e paqëndrueshme dhe mund të sjellë çarje të ekipit”, thuhet në deklaratë.

Me këtë hap të Birdge, Fabio Capello, ka mbetur pa dy zgjidhjet kryesore në krahun e majtë, pas edhe lëndimi të Ashley Cole./Telegrafi/