LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Kam mundur të jem menaxher i Anglisë

Mourinho: Kam mundur të jem menaxher i Anglisë

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka zbuluar se ai ka qenë afër për të pranuar postin e trajnerit të kombëtares së Anglisë.

Portugezi është pyetur për vendimin e Fabio Capello ta shkarkojë John Terryn nga detyra e kapitenit pas spekulimeve të fundit për jetën e tij private.

“Ai ishte një lojtar dhe kapiten fantastik me mua, por nuk do ta komentoj vendimin e menaxherit të Anglisë ose pronarit të Chelseat. Nuk jam menaxher i Anglisë, edhe pse mund të isha, dhe nuk jam pronar i Cheleseat, që kurrë nuk do të mund të isha”.

“Po, kam mundur të jem menaxher i Anglisë. Isha shumë i nderuar kur më është kërkuar dhe në një anë doja ta bëja, por në tjetrën jo, pasi më pëlqen të stërvitem çdo ditë. Andaj thash jo. Pastaj Anglia bëri mirë që angazhoi menaxherin që ka tash”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/