LAJMI I FUNDIT:

NBA: Bryant rikthehet për të inspiruar Lakers

NBA: Bryant rikthehet për të inspiruar Lakers

Kobe Bryant është rikthyer në fushë në mënyrë spektakolare, duke shënuar tre pikët që i dhanë fitoren 99-98 Los Angeles Lakers në takimin ndaj Memphis Grizzlies.

Bryant shënoi 32 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, në paraqitjen e tij të parë qëkur mungoi në pesë ndeshje për shkak të lëndimit në gju.

Tre pikët vendimtare erdhën kur kishin mbetur edhe 4.3 sekonda deri në fund të ndeshjes, pasi ai kishte shënuar edhe një tropikësh tjetër 54 sekonda para fundit.

Grizzlies patën një shans të fundit për të fituar ndeshjen, por roja O.J. Mayo huqi një tentim për shënim.


Kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë ndeshje për Los Angeles (43 fitore dhe 14 humbje)./Telegrafi/