LAJMI I FUNDIT:

Bordeaux nxjerr rezultat pozitiv

Bordeaux nxjerr rezultat pozitiv

Stadiumi “Georgios Karaiskakis” ishte arena e përballjes së parë ndërmjet Olympiacosit dhe Bordeaux, e vlefshme për 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me fitoren minimale të ekipit francez.

Skuadra mysafire rezultoi të ishte më efektive në gjysmën e parë, pasi që arriti të krijojë epërsi minimale.

Një gjuajtje të lirë të Yoann Gourcuff e shfrytëzoi Michael Ciani, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), ia dha avantazhin skuadrës franceze.

Në pjesën e dytë të takimit nuk u shënua asnjë gol dhe me rezultat 1-0 në favor të mysafirëve përfundoi takimi.


Ishte një fitore mjaft e rëndësishme e kampionit të Francës që ndeshjen e kthimit e zhvillon para publikut të vet. /Telegrafi/