LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i thotë Lyonit: Do t’u mposhtim

Ronaldo i thotë Lyonit: Do t’u mposhtim

Pas fitores prej 6-2 kundër Villarrealit, Cristiano Ronaldo ka besim të plotë se Real Madridi do ta eliminojë Lyonin nga Liga e Kampionëve.

Portugezi ka dhënë një deklaratë për Marca ku thuhet: “Kjo është skuadra që po ju pret dhe do të bëjë gjithçka për t’ju mposhtur”.

Këtë fundjavë, Reali do të ndeshet me Tenerifen, ndërsa javën tjetër do ta ketë kundërshtar Sevillan para ndeshjes së 10 marsit kundër Lyonit në Santiago Bernabeu.

Mbretërit u mposhtën me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Stade Gerland, një rezultat mjaft i papërshtatshëm kur dihet që Lyoni nuk ka pranuar gol në terren vendas. /Telegrafi/