LAJMI I FUNDIT:

Eto’o: Mourinho i di fshehtësitë e Chelseat

Eto’o: Mourinho i di fshehtësitë e Chelseat

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, beson se Chelsea nuk ka çfarë të fshehë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma pasi trajneri i tij Jose Mourinho i di fshehtësitë e Bluve.

“Mourinho është i relaksuar dhe është normale se ai dëshiron të shohë më të mirën nga ne në duelin kundër Chelseat. Duhet të jeni të sigurt se ai do të na tregojë secilën fshehtësi të vijës së tyre të mbrojtjes”.

“Mendoj se do të jetë një takim mjaft taktik gjatë 180 minutave. Është e domosdoshme të kemi përgatitje sa më të qetë që mundemi. Shqetësimi është pikë negative, sepse në këtë kohë duhet të jemi të fortë”, ka thënë kamerunasi. /Telegrafi/