LAJMI I FUNDIT:

Mourinho kritikon Ancelottin për pikët e humbura

Mourinho kritikon Ancelottin për pikët e humbura

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka provuar edhe një herë të minimizojë punën e rivalit të tij të Chelseat, Carlo Ancelotti.

Pavarësisht se Chelsea është duke udhëhequr në Ligën Premier, Ancelotti nuk i ka bërë shumë mbresa Mourinhos, duke marrë parasysh sasinë e pikëve që ekipi i tij ka humbur këtë sezon.

“Liga Premier kurrë nuk është e lehtë, çdo ndeshje është e vështirë, por kur ekipi është i fuqishëm, i fuqishëm, i fuqishëm, nuk humb aq shumë ndeshje, aq shumë pikë”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/