Topçinjtë kanë pasur një punë të vështirë në Emirates Stadium në ndeshjen përballë ekipit të Lorik Canës, Sunderland, të cilin e mposhtën me rezultat 2-0.
Nicklas Bendtner çoi vendasit në epërsi pas 27 minutash lojë, por, pavarësisht dominimit të tyre, ata patën nevojë deri në minutat shtesë të ndeshjes për të siguruar tre pikët.
Kapiteni Cesc Fabregas u faulua në zonën e penaltisë nga Fraizer Campbell, për të shënuar më pas nga pika e bardhë.
Në anën tjetër Sunderlandi bëri presion të kohëpaskohshëm, madje duke rrezikuar në disa raste edhe të barazojë rezultatin.
Cana bëri një paraqitje të kënaqshme për ekipin e tij, duke pasur edhe një goditje në drejtim të golit. Por kosovari nuk arriti të shmangë as atë që ‘di’ më së miri, të ndëshkohet me karton të verdhë.
Me tre pikët e fituara Arsenali (55) i afrohet në dy pikë pozitës së dytë ku gjendet Manchester United (57), që u mposht më herët nga Evertoni. Chelsea vazhdon kryesimin me gjashtë pikë më shumë (61)./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur