LAJMI I FUNDIT:

Rossi do të kthehet në Itali

Rossi do të kthehet në Itali

Duket se qëndrimit të Giuseppe Rossit te Villarreali i ka ardhur fundi. Agjenti i tij Andrea Pastorello ka deklaruar se sipas të gjitha gjasave, italiani do të kthehet në Serie A.

Gjatë verës Juventusi shprehu interesim për sulmuesin, ndërsa më pastaj skuadrat ruse Rubin Kazan dhe Zenit St. Petersburg.

“Pas verës, Juventusi nuk kontaktoi më me ne. Mendoj se tash për tash ai do të qëndrojë te Villarreali”.

“Ka pasur disa kërkesa të rëndësishme për të nga Luciano Spalletti (Zenit), po ashtu edhe nga Rubin, mirëpo ne po vazhdojmë t’i refuzojmë ata”.


“Rossi preferon ligat klasike evropiane dhe ai dëshiron të kthehet në Itali në qershor”, ka thënë agjenti për Tuttomercatoweb.com. /Telegrafi/