LAJMI I FUNDIT:

Eto’o: Balotelli mund të bëhet superyll

Eto’o: Balotelli mund të bëhet superyll

Samuel Eto’o beson se bashkëlojtari i tij Mario Balotelli mund të bëhet superyll, por e këshillon lojtarin të jetë më i qetë.

Eto’o për momentin është në Kupën Afrikane të Kombeve ku është në kërkim të titullit të kampionit të Afrikës me kombëtaren e tij të Kamerunit.

“Balotelli ka gjithçka që është e nevojshme për t’u bërë superyll. Ai është i talentuar, fizikisht shumë i fuqishëm, por nuk mjafton vetëm kjo. Duhet të jesh shumë më i qetë, por ai është ende i ri dhe do të piqet”, ka thënë Eto’o./Telegrafi/