LAJMI I FUNDIT:

De Jong: Tevez më i miri në Premier

De Jong: Tevez më i miri në Premier

Manchester City ka sulmuesin më të mirë të Ligës Premier dhe ai është Carlos Tevez, thotë mesfushori Nigel de Jong.

De Jong ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij pasi argjentinasi shënoi hat-trick në fitoren ndaj Blackburn Rovers.

“Carlos është në flakë për momentin, shpresoj të vazhdojë edhe për pjesën e mbetur të sezonit. Ai shënoi hat-trick kundër Blackburn, por ai është i pabesueshëm në çdo ndeshje”, ka thënë De Jong.

“Ai i bën të mirë edhe lojtarët që luajnë në krah të tij. Benjani erdhi nga asgjë dhe shënoi javën e kaluar në Middlesbrough dhe bëri një paraqitje të mirë kundër Blackburnit po ashtu”.


“Shikoni ndikimin që ai ka në disa javët e kaluara, ai nuk është Lojtari i Muajit Dhjetor pa ndonjë arsye të fuqishme. Për momentin, ai ndoshta është sulmuesi më i mirë në Ligën Premier”, ka shtuar holandezi./Telegrafi/