LAJMI I FUNDIT:

Lyon interesohet për Canën

Lyon interesohet për Canën

Gjiganti francez Olympique Lyon raportohet se është në kërkuar mesfushorin shqiptar Lorik Cana.

The Journal shkruan se Lyoni ka kthyer sytë kah kapiteni i Sunderlandit, pasi ka humbur betejën me Manchester Cityn për të marrë shërbimet e francezit Patrick Vieira.

Sunderland pagoi 5 milionë funte për shërbimet e Canës gjatë verës, i cili më pas shkëlqeu në pjesën parë të sezonit të tij të parë në Ligën Premier, dhe duket e vështirë që Steve Bruce të pajtohet të heqë dorë nga kosovari./Telegrafi/