LAJMI I FUNDIT:

Kuraniy i thotë JO Ligës Premier

Kuraniy i thotë JO Ligës Premier

Kevin Kuranyi thotë se nuk planifikon të zhvendoset në Ligën Premier në janar, porse do të vazhdojë të qëndrojë te Schalke.

Sunderlandi, Birminghami dhe Chelsea janë në garë për shërbimet e futbollistit gjerman, mirëpo ai dëshiron ta respektojë kontratën e tij, e cila skadon në fund të sezonit.

“Tash e kam mundësinë të bëj diçka të madhe me Schalken, dhe do të qëndroj këtu për këtë gjë dhe për trajnerin Felix Magath”, është shprehur Kuranyi për Bild.

Schalke nuk dëshiron të heqë dorë nga sulmuesi gjerman, mirëpo trajneri Magath është i vetëdijshëm se nëse nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve, Kuranyi do të largohet. /Telegrafi/