LAJMI I FUNDIT:

Torres: Liverpooli ka nevojë për fat

Torres: Liverpooli ka nevojë për fat

Fernando Torres ka thënë se sezoni aspak i këndshëm i Liverpoolit është si rezultat i mungesës së fatit.

Ekipi i Rafa Benitez aktualisht ndodhet në pozitën e shtatë të tabelës së Ligës Premier dhe tashmë është eliminuar edhe nga Liga e Kampionëve e këtij sezoni.

“Për fat të keq ky sezon nuk po shkon ashtu siç ne dëshiruam, por forma jonë më e mirë pritet të vijë. Le të shpresojmë se mund të tregojmë një sërë paraqitjesh të mira së bashku dhe në maj ne mund të bisedojmë se sa i mirë ka qenë ky sezon”.

“Ne ende kemi objektiva për të arritur. Jemi më se të bindur se mund ta rikthejmë pozitën që e meritojmë në tabelë dhe kjo ende është në duart tona. Ne kemi nevojë vetëm për pak fat si ekip, për të qenë në gjendje të fitojmë trofe”, ka thënë Torres./Telegrafi/