LAJMI I FUNDIT:

Ribery: Reali dhe Chelsea dy klube të mëdha

Ribery: Reali dhe Chelsea dy klube të mëdha

Ylli i Bayern Munich, Franck Ribery, thotë se ai është duke menduar një transferim te Chelsea, ashtu siç edhe nuk e përjashton një kalim te Real Madridi

Reali tashmë ka dhënë shenja se është i interesuar në anësorin francez, derisa edhe Chelsea thuhet se është i gatshëm të harxhojë për të. Dhe Ribery thotë se destinacioni i tij i ardhshëm do të dihet pas disa muajsh, para fillimit të Kupës Botërore.

“Ka shumë fjalë për Real Madrid dhe Chelsea. Është e vërtetë, ata janë dy klube të mëdha. Por nuk mendoj se kjo do të jetë një serial i gjatë televiziv. Do të jetë shpejtë. Do ta dimë para fundit të sezonit. Brenda dy, dy muaj e gjysmë. Do të doja ta di para Kupës Botërore”, ka thënë Ribery./Telegrafi/