LAJMI I FUNDIT:

Bregu i Fildishtë ndalet nga Burkina Faso

Bregu i Fildishtë ndalet nga Burkina Faso

Përballja e përfaqësueseve nga Grupi B në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës, Bregu i Fildishtë dhe Burkina Faso, ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola.

Pas kësaj ndeshjeje këto dy skuadra kanë nga një pikë, ndërsa në këtë grup bën pjesë edhe Gana, kurse Togo është tërhequr nga kjo garë si pasojë e incidentit tragjik që ndodhi ditë më parë. /Telegrafi/