LAJMI I FUNDIT:

Reali mposht Mallorcan

Reali mposht Mallorcan

Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Mallorcas, të zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Mbretërit arkëtuan tri pikë të reja.

Gonzalo Higuain shënoi golin e parë (8’), ndërsa Granero dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë (50’).

Reali do të mbajë pozitën e parë në tabelë, së paku deri sa Barcelona ta përfundojë ndeshjen kundër Tenerifes. /Telegrafi/