LAJMI I FUNDIT:

Viola mposht Barin

Viola mposht Barin

Fiorentina ka shënuar fitore prej 2-1 në ndeshjen e zhvilluar të dielën kundër Barit në Stadio Franchi të Firences.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me një gol të shënuar nga Barreto në minutën e 25-të.

Rumuni Adrian Mutu barazoi shifrat në minutën e 38-të për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.

Heroi i Fiorentinas në këtë ndeshje ishte Jose Ignacio Castillo, i cili shënoi golin me vlerën e tri pikëve (74’).


Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, ishte pikërisht Castillo lojtari që u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa më herët (58’) u përjashtua lojtari mysafir Sergio Almiron, pasi mori kartonin e dytë të verdhë. /Telegrafi/