LAJMI I FUNDIT:

United, operacioni ‘spastrimi’

United, operacioni ‘spastrimi’

Manchester Unitedi nuk është në formën më të mirë këtë sezon, pasi që deri më tani ka pësuar pesë humbje në Ligën Premier dhe është eliminuar në raundin e tretë të FA Cup, nga skuadra që bën gara në League One, Leeds United.

Kjo mund ta detyrojë trajnerin Sir Alex Ferguson që të bëjë disa shitje në fund të sezonit, ndërsa Sunday Mirror shkruan se Dimitar Berbatov, Anderson, Nani, Zoran Tosic dhe Nemanja Vidic do të shiten gjatë afatit kalimtar veror.

Tabloidi citon një burim të brendshëm nga klubi të ketë thënë se në veçanti i rrezikuar për largim është bullgari Berbatov, ndërkohë që edhe mesfushorët e përmendur janë kritikuar pas ndeshjes kundër Leeds.

Ndërkohë, llogaritet se me lojtarët që do të shesë, United do të grumbullojë një shifër prej 80 milionë funtesh (89 milionë euro), të cilat do t’i shfrytëzojë për rindërtimin e skuadrës. /Telegrafi/