LAJMI I FUNDIT:

NBA: Gasol vazhdon marrëveshje me Lakers

NBA: Gasol vazhdon marrëveshje me Lakers

Pau Gasol, 29-vjeçari spanjoll i cili ndihmoi Los Angeles Lakers të fitojë titullin e NBA-së sezonin e kaluar, ka nënshkruar vazhdimin trevjeçar të marrëveshjes për të mbetur me kampionin në fuqi.

Marrëveshja, e cila mund të arrijë vlerën e 64.7 milionë dollarë varësisht nga sukseset e ekipit, do ta mbajë Gasol me Lakers deri në sezonin 2013-2014.

Gasol iu bashkua Lakersave nga Memphis në shkurt të vitit të kaluar, dhe së bashku me superyllin Kobe Bryant janë shtyllat e këtij ekipi.

Lakers kanë rekordin më të mirë të NBA-së këtë sezon me 23 fitore dhe vetëm katër humbje. Gasol, i cili u përfshi në All-Star të Konferencës Perëndimore sezonin e kaluar, ka një mesatare prej 17 pikësh, 12.6 kërcimesh, 3.9 asistimesh dhe 1.4 bllokime për ndeshje./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

La Liga
Kalo në kategori