LAJMI I FUNDIT:

Barcelona fiton gjithçka!

Barcelona fiton gjithçka!

Pedro Rodriguez dhe Lionel Messi kanë ndihmuar Barcelonën të shkruajë histori duke fituar titullin e parë në Kupën Botërore të Klubeve dhe duke u bërë kampioni i ri botëror.

Në ndeshjen finale që u zhvillua në Abu Dhabi e që zgjati për më shumë se 120 minuta, Barcelona ka dalë fituese ndaj Estudiantes, duke shënuar fitore me rezultat 2-1 në lojën shtesë.

Pedro ishte më meritori për këtë sukses kulmues të ekipit spanjoll. I futur në lojë si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi i ri shënoi dy minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, për të barazuar rezultatin dhe për të çuar në lojë shtesë.

Argjentinasit e Estuadiantes kishin kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë (37’), me anë të golit të Bosellit dhe këtë arritën ta ruajnë deri në minutat e fundit të ndeshjes, por jo edhe deri në fundin e saj.


Titullin e kampionit të botës Barcelonës ia vulosi fituesi i Topit të Artë për këtë vit, Lionel Messi, me golin e shënuar në minutën e 20-të të lojës shtesë (110’)./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

La Liga
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori