LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Jeta nuk mund të jetë më e mirë se kaq

Xavi: Jeta nuk mund të jetë më e mirë se kaq

Fitorja në Kupën Botërore të Klubeve do të përmbyllte një vit perfekt për Barcelonën, thotë mesfushori i këtij ekipi Xavi Hernandez.

Barcelona ka përballë ekipin argjentinas Estudiantes në finalen e nesërme që zhvillohet në Dubai dhe një fitore e mundshme do t’i sillte edhe trofeun e katërt këtë vit ekipit spanjoll.

“Do të ishte një vit i përkryer. Kemi arritur gjithçka dhe gjithë çfarë na duhet tash është Kupa Botërore e Klubeve, ku ende nuk kemi fituar. Ky nuk është viti 2006. Në vitin 2006 ne po ashtu ishim të bindur se do të fitojmë. Tash e dimë se do të jetë vështirë”.

“Kam një rol të cilin e dua tash, pasi nuk mund të kërkoj më shumë. Jam i vlerësuar, me një kontratë që zgjat deri në vitin 2014, në klubin e jetës time, në filozofinë e cila më pëlqen, me një trajner fantastik dhe me bashkëlojtarë të cilën i kam edhe në kombëtare. Për moment po e shijoj futbollin edhe jetën”, ka thënë Xavi./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori