LAJMI I FUNDIT:

Fundoset Juventus

Fundoset Juventus

Skuadra e Juventusit vazhdon të jetë në krizë. Pas turpërimit nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve, bardhezinjtë janë mposhtur si mysafirë të Barit.

Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio San Nicola, përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat prej 3-1.

Riccardo Meggiorini (7’) kaloi vendasit në epërsi, ndërsa David Trezeguet barazoi rezultatin (23’).

Vendasit krijuan sërish epërsi me një gol të shënuar nga penaltia, ndërsa ekzekutues ishte Barreto (44’).


Diego dështoi të shënonte nga njëmbëdhjetëmetërshi pas një penalltie të dyshimtë të akorduar në favor të Bianconerëve (68’), ndërsa kjo iu hakmor, pasi që ish-lojtari i Juventusit, Sergio Almiron, shënoi golin e tretë për Barin për t’i dhënë fund dyshimit për fituesin.

Nëse Inter dhe Milan shënojnë fitore të dielën, ëndrra e Juventusit për Scudetto do të zbehet edhe më shumë, ndërkohë që kjo mund të jetë ndeshja e fundit për trajnerin Ciro Ferrara në krye të Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori