LAJMI I FUNDIT:

Mavraj ‘shënon’ në fitoren e Bayernit

Mavraj ‘shënon’ në fitoren e Bayernit

Disa ditë pasi mposhti Juventusin në Olimpico me rezultat 4-1, Bayerni ka shënuar edhe një fitore të lartë, kësaj here 5-1 si mysafir i Bochumit, i ndihmuar edhe nga një autogol i Mërgim Mavrajt.

Serinë e golave për gjigantin gjerman e hapi Mario Gomes në minutën e 23-të të lojës, ndërsa atë e dyfishoi mbrojtësi shqiptar i Bochum, Mërgim Mavraj, i cili shënoi në portën e ekipit të tij dhjetë minuta më pas (33’).

Ivica Olic çoi bavarezët në pauzën mes pjesëve me epërsi prej tre golash, pasi shënoi pas edhe dhjetë minutash tjera (43’).

Sulmuesi kroat shënoi edhe golin e tij të dytë me të filluar pjesa e dytë (49’), ndërsa golin e pesë për ekipin e trajnerit Louis van Gaal e shënoi kroati tjetër Daniejel Pranjic në minutën e 56-të.


E gjithë çfarë arritën vendasit ishte një gol i nderit i shënuar nga Christian Fuchs, 14 minuta para fundit të ndeshjes (76’)./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori