LAJMI I FUNDIT:

Cana i gatshëm të luajë në mbrojtje

Cana i gatshëm të luajë në mbrojtje

Kapiteni i Sunderlandit, mesfushori shqiptar Lorik Cana, thotë se ai është i gatshëm të luajë edhe në qendër të mbrojtjes për të mbuluar të lënduarit, nëse këtë e kërkon trajneri Steve Bruce.

Bruce ka mbetur me vetëm disa mbrojtës të gatshëm për lojë për ndeshjen e të shtunës kundër Portsmouth, me Anton Ferdinand dhe John Mensah të dy të lënduar krahas shumë të tjerëve. Por Cana thotë se është i gatshëm të luajë në cilindo pozicion dhe të japë maksimumin, nëse këtë e kërkon trajneri.

“Sigurisht se dua të luaj në mbrojtje nëse kjo është e patjetërsueshme kundër Portsmoth. Gjëja më e rëndësishme është ekipi, andaj nëse duhet të luaj në këtë pozitë atëherë do të jap gjithçka që mundem”, ka thënë Cana për faqen zyrtare të klubit.

“Ne kemi shumë lojtarë të lënduar dhe të suspenduar që do të jetë problem për ne, andaj është e rëndësishme që ata të cilët luajnë të japim më të mirën nga vetja”.


“Për mua nuk është problem, kam përvojë në këtë pozitë, veçanërisht me ekipin rim kombëtar. Nëse duhet të luaj në mbrojtje për të ndihmuar ekipin tim, është detyrë e imja ta bëj këtë. Por vendimi nuk është detyrë e jona, menaxheri vendos gjithçka”, ka shtuar mesfushori i kombëtares shqiptare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori