LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami dërrmon Wiganin

Tottenhami dërrmon Wiganin

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore shumë të lartë kundër Wigan Athletic në ndeshjen e zhvilluar të dielën në White Hart Lane, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat prej 9-1.

Serinë e golave e filloi Peter Crouch në minutën e nëntë dhe ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, brenda shtatë minutash Jermain Defoe shënoi het-trik (51’, 54’ dhe 58’), ndërsa në këtë periudhë, Wigani shënoi golin e nderit me anë të Paul Scharner (57’).

Aaron Lennon ngriti epërsinë në 5-1 (64’), ndërsa sërish në skenë u paraqit SuperDefoe, i cili shënoi dy gola të tjerë (69’ dhe 87’) për të ngritur në pesë numrin e përgjithshëm të golave personal në këtë ndeshje.


Vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Chris Kirkland shënoi autogol (88’), ndërsa në minutat shtesë të takimit (90’+4), Niko Kranjcar vendosi rezultatin përfundimtar prej 9-1 në favor të Spursave.

Me këtë fitore, Tottenhami ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me pikë të barabarta me Arsenalin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Përfaqësueset
Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Driton Kuka pas humbjes së Kosovës: Sportistët tanë e ekipi duhet përkrahur kur janë në ditë të keqe

Driton Kuka pas humbjes së Kosovës: Sportistët tanë e ekipi duhet përkrahur kur janë në ditë të keqe

Përfaqësuesja e Kosovës
“Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, sfidat tejkalohen më lehtë bashkë”, kryeministri Kurti me reagim pas humbjes së Kosovës

“Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, sfidat tejkalohen më lehtë bashkë”, kryeministri Kurti me reagim pas humbjes së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori