LAJMI I FUNDIT:

Milani fiton në një ndeshje me shtatë gola

Milani fiton në një ndeshje me shtatë gola

Rosonerët kanë marrë pozitën e dytë të tabelës së Serie A duke mposhtur Cagliarin në një ndeshje që solli plot shtatë gola, të cilën Milani e fitoi me rezultat 4-3, takim ky i zhvilluar në San Siro.

Mesfushori holandez Clarence Seedorf hapi rezultatin pas vetëm pesë minutash lojë, por mysafirët reaguan shpejt dhe barazuan për katër minutash tjera me anë të Alessandro Matri.

Fati ishte në anën e Cagliarit edhe një herë, kur Andrea Lazzari çoi në epërsi mysafirët pas 30 minutash lojë. Por rosonerët u rikthyen në ndeshje shpejt dhe shënuan edhe dy gola tjerë që në pjesë të parë.

Ishte Marco Boriello ai që barazoi rezultatin shtatë minuta para pauzës mes pjesëve (38’), me Alexandre Pato që i dha epërsinë ekipit vendas dy minuta më pas (40’).


Ronaldinho shtoi në 4-2 epërsinë e rosonerëve duke shënuar nga penaltia në minutën e 62-të, derisa golin e shtatë të ndeshjes e shënoi Nene pas shtatë minutash tjera, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-3.

Me tre pikët e reja Milani merr pozitën e dytë në tabelë, me 25 pikë, shtatë më pak se Interi që mban kreun. Juventusi, që tash ndodhet në pozitën e tretë, mund të ringjitet një vend më lartë nëse mposht Udinesen në derbin e mbrëmjes, që zhvillohet në Olimpico to Torinos./Telegrafi./

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Përfaqësueset
Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Driton Kuka pas humbjes së Kosovës: Sportistët tanë e ekipi duhet përkrahur kur janë në ditë të keqe

Driton Kuka pas humbjes së Kosovës: Sportistët tanë e ekipi duhet përkrahur kur janë në ditë të keqe

Përfaqësuesja e Kosovës
“Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, sfidat tejkalohen më lehtë bashkë”, kryeministri Kurti me reagim pas humbjes së Kosovës

“Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, sfidat tejkalohen më lehtë bashkë”, kryeministri Kurti me reagim pas humbjes së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori