LAJMI I FUNDIT:

Greqia në Botëror

Greqia në Botëror

Përfaqësuesja e Greqisë ka shënuar fitore si mysafir i Ukrainës për të siguruar vizën për në Kampionatin Botëror 2010.

Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Athinë, helenët e mposhtën Ukrainën në Donbass Arena në Donetsk me rezultat minimal për të zënë një vend në Afrikën e Jugut.

Heroi i grekëve këtë mbrëmje ishte Dimitris Salpingidis, i cili në minutën e 31-të shënoi golin e vetëm në ndeshje që ishte edhe goli kualifikues.

Është kjo hera e parë që nga viti 1994 që grekët janë pjesë e një Kampionati Botëror. /Telegrafi/