LAJMI I FUNDIT:

Raikkonen tërhiqet nga Formula 1

Raikkonen tërhiqet nga Formula 1

Ish-kampioni i botës në Formula 1, Kimi Raikkonen, sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e garës më prestigjioze automobilistike, pasi që nuk ka mundur të gjejë një skuderi të përshtatshme.

Agjenti i finlandezit, David Robertson, ka thënë për BBC Sport se klienti i tij ishte munduar të arrinte një marrëveshje me McLarenin, mirëpo drejtuesit e kësaj skuderie nuk ishin pajtuar ta paguanin aq sa kishte kërkuar 30-vjeçari.

Robertson ka thënë se aktualisht klienti i tij është duke kërkuar të jetë pjesë e Kampionatit Botëror në ‘rally’, edhe pse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Agjenti i Raikkonen, ka thënë se piloti megjithatë do të kthehet në Formula 1 në vitin 2011, për të tentuar ta fitojë Kampionatin Botëror. /Telegrafi/