LAJMI I FUNDIT:

Button pilot i McLarenit

Button pilot i McLarenit

Kampioni i botës në Formula 1, Jenson Button, nga sezoni i ardhshëm do të vozisë krahas Lewis Hamiltonit, pasi që ka nënshkruar për McLarenin.

Njoftimi për këtë transferimi është bërë të mërkurën, me ç’rast McLareni do të ketë pilotët më të mirë në dispozicion.

“Edhe pse e fitova Kampionatin Botëror me Brawn GP sezonin që shkoi- dhe nuk do ta harroj kurrë këtë- isha i vendosur që ta vendosja veten para sfidave të freskëta”.

“Lewis është një pilot i talentuar, i cili ka siguruar respektin e të gjithë pilotëve të Formula 1, dhe jam sigurt se ka shumë gjëra që mund të mësojmë nga njëri-tjetri”, ka thënë Button. /Telegrafi/