LAJMI I FUNDIT:

Balotelli: Jam tifoz i Milanit!

Balotelli: Jam tifoz i Milanit!

Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, i cili është i njohur për veprimet e tija kontroverse, ka bërë një rrëfim që nuk do ta pëlqejnë tifozët zikaltër- ai ka pranuar se është tifoz i rivalit të përjetshëm të Nerazzurëve- Milanit.

Të martën, 19-vjeçari ka vizituar Institutin Don Gnocchi, me ç’rast ka ndarë autografe për fansat e tij, ndërsa gazeta Il Giornale njofton se i pyetur nga një i pranishëm se cilën skuadër e mbështet, Balotelli është përgjigjur: “Unë jam një milanist. Nuk e keni ditur këtë?”

Ndërsa një tjetër tifoz rossoner i është afruar edhe e ka pyetur: “Nëse je tifoz i Milanit, atëherë pse po luan për Interin?”. Sulmuesi italian është përgjigjur: “Epo, po luaj për Interin sivjet…”. /Telegrafi/