LAJMI I FUNDIT:

NBA: Bryant udhëheq Lakersat drejt fitores

NBA: Bryant udhëheq Lakersat drejt fitores

Kobe Bryant nuk ka treguar shenja të lëndimit duke shënuar 40 pikë në fitoren 106-93 të Los Angeles Lakers ndaj Detroit Pistons.

Bryant, i cili u përball me lëndim të këmbës në humbjen e Lakersave ndaj Houston Rockets gjatë të dielës, shënoi edhe paraqitjen e 100-të me mbi 40 pikë në karrierën e tij.

Will Bynum shënoi pikët më të larta për Pistons, 24 gjithsej. Detroit, që ka pesë fitore dhe gjashtë humbje, ishte pa dy yjet e lënduar Richard Hamilton dhe Tayshaun Prince./Telegrafi/