LAJMI I FUNDIT:

Di Maria, fans i United

Di Maria, fans i United

Caku i Manchester Cityt, mesfushori argjentinas Angel di Maria, thotë se është fans i klubit tjetër nga ky qytet, Manchester United.

City përgatitet ta paguajë shumën prej 36 milionë funtesh, sa shkruhet në klauzulën e lojtarit, për ta transferuar atë nga Benfica. Për 21-vjeçarin të interesuar janë edhe Chelsea dhe Liverpooli, por vetë lojtari thotë se ëndërron të luajë në Old Trafford.

“Që kur isha 13 ose 14 vjet, i kam thënë nënës dhe babait tim se ëndrra ime është të luaj një ditë për Manchester United. Dhe nuk do të ndaloj derisa të arrij”.

“Kur e shoh Wayne Rooney dhe të gjithë lojtarët tjerë në TV, nuk mund të pres të luaj atje në Old Trafford. Kur isha i vogël i përcillja edhe ndeshjet e Arsenalit, por United gjithmonë më ka habitur më së shumti”, ka thënë Di Maria./Telegrafi/