LAJMI I FUNDIT:

Anelka kërkon një Francë të bashkuar kundër Irlandës

Anelka kërkon një Francë të bashkuar kundër Irlandës

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka kërkuar nga ekipi kombëtar francez të bashkohet para ndeshjes së sotme vendimtare për kualifikim në Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010.

Francezët do të nisin ndeshjen me një gol epërsi, gol të cilin e shënoi pikërisht Anelka në takimin e parë mes dy kombëtareve të zhvilluar të shtunën në Dublin. Por kombëtarja e Francës është goditur nga mosmarrëveshje me sulmuesin veteran Thierry Henrry i cili ka kritikuar trajnerin Raymond Domenech për mospërfshirjen e Patrick Vieira në ekip.

“Kemi nevojë të qëndrojmë së bashku, të jemi të fuqishëm dhe të bashkuar për të marrë rezultat, pasi ende kemi një ndeshje të vështirë përpara. Ka qenë një garë e vështirë, por ne po mundohemi të gjithë për t’u kualifikuar dhe për të qenë në Kupën e Botës”, ka thënë Anelka./Telegrafi/