LAJMI I FUNDIT:

Torres do të mungojë kundër Cityt

Torres do të mungojë kundër Cityt

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës, të cilën Të Kuqtë e zhvillojnë kundër Manchester Cityt në Anfield.

Për Redsat ka edhe lajme të mira, pasi që Daniel Agger, Glen Johnson, dhe sidomos Steven Gerrard, po kthehen dhe pritet të luajnë të shtunën.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Rafael Benitez, i cili sa i përket Torresit ka thënë se nuk mendon që do ta ketë në dispozicion vikendin që vjen.

“Fernando Torres është duke u stërvitur me fizioterapeutët, prandaj nuk mendoj se do të jetë në dispozicion”, ka thënë Benitez për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/