LAJMI I FUNDIT:

Cana: Mund ta mposhtim Arsenalin

Cana: Mund ta mposhtim Arsenalin

Kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, ka deklaruar se skuadra e tij mund ta befasojë Arsenalin në ndeshjen e të shtunës në Stadium of Light.

Mesfushori kosovar është i bindur se Sunderlandi do ta vazhdojë formën e mirë kundër skuadrave të mëdha, duke qenë se tashmë ka barazuar ndaj Manchester Unitedit dhe e ka mposhtur Liverpoolin.

“Nganjëherë kur luajmë kundër skuadrave të mëdha e sjellim në nivel të lartë përqendrimin, performancën dhe shpirtin luftarak”.

“Tani duhet ta bëjmë këtë gjatë gjithë kohës dhe të mos humbim ashtu siç kemi bërë në dy apo tri ndeshje. Por të shtunën, jam i sigurt se do të jemi të gatshëm dhe do të luajmë mirë”.


“Arsenali është një skuadër shumë e mirë, dhe pa dyshim, do të jetë në krye të tabelës bashkë me Manchester Unitedin dhe Chelsean”, është cituar Cana nga The Telegraph. /Telegrafi/