LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Do të largohem nga Liverpooli nëse shitet Torres

Benitez: Do të largohem nga Liverpooli nëse shitet Torres

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se klubi kurrë nuk do ta shesë sulmuesin Fernando Torres, pasi ata e dinë se ai do të jepte dorëheqje nëse kjo ndodh.

Shndërrimi në para e yllit Torres do t’i ofronte klubit një mënyrë për të shmangur turbullirën financiare. Por Benitez është i gatshëm të largohet nga Anfield nëse pronarët amerikanë nënshkruajnë marrëveshje prapa shpinës së tij.

“Kjo nuk do të ndodhë. Unë do të hiqja dorë. Jam i bindur se kjo kurrë nuk do të ndodhë. Nëse kjo ndodh, unë do të jepja dorëheqje”, ka thënë Benitez./Telegrafi/