LAJMI I FUNDIT:

Puyol: Nuk ka duhet Robinho

Puyol: Nuk ka duhet Robinho

Mbrojtësi spanjoll Carles Puyol beson se Barcelona nuk ka nevojë për të nënshkruar me sulmuesin brazilian Robinho, edhe pse e pranon se ai është një talent i rrallë i futbollit.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, por ne kemi lojtarë shumë të mirë në pozicionin e tij si Thierry Henry dhe Andres Iniesta, të cilët po ashtu mund të luajnë edhe si anësorë. Besoj se ne kemi një ekip të kompletuar”, ka thënë Puyol.

Puyol, i cili së fundi nënshkroi kontratë të re me Barcelonën, thotë se nuk dëshiron të ndjekë hapat e Pep Guardiolës për të vazhduar karrierën si trajner./Telegrafi/