LAJMI I FUNDIT:

De Rossi mund të mungojë në dy ndeshje

De Rossi mund të mungojë në dy ndeshje

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, pritet të mungojë në dy ndeshjet e radhës për Romën, përkundër se pritet të lëshohet nga spitali të hënën.

Gazeta Leggo njofton se trajtimi i kolikës renale që ka pasur italiani, nuk po shkon ashtu siç pritej, kështu që 36-vjeçari mund të detyrohet të kthehet sërish në spital për t’iu nënshtruar ndërhyrjes laserike për të trajtuar gurët në veshka.

Sipas të gjitha gjasave, De Rossi do të mungojë në ndeshjen kundër Barit në Olimpico këtë fundjavë, si edhe në atë kundër Atalantas në javën që vjen. /Telegrafi/