LAJMI I FUNDIT:

Kaka porosit Capellon të ftojë Beckhamin

Kaka porosit Capellon të ftojë Beckhamin

Ylli i Real Madridit, Kaka, ka thënë pas fitores ndaj Anglisë se ish-bashkëlojtari i tij te Milani, David Beckham, duhet të përfshihet në ekipin kombëtar të Anglisë për Kupën Botërore.

Mesfushori i LA Galaxy ka luajtur rol në garën kualifikuese, edhe pse nuk i është garantuar vendi në ekipin e 23 personave që do të udhëtojnë në Afrikën e Jugut.

“David Beckham është një prej lojtarëve më inteligjent me të cilët kam luajtur. Jam i gëzuar që ai do të rikthehet në Milan, edhe pse unë nuk jam atje më”.

“Duke luajtur në Milan dhe Serie A dhe Evropë, David do të jetë në gjendje të mirë verën e ardhshme dhe sigurisht se do të ndihmojë Anglinë në Kupën Botërore. Nuk ka asnjë tjetër i cili ka përvojën dhe kualitetet e Beckham”, ka thënë Kaka./Telegrafi/